Arratisjen e Mijalkovit e kanë komentuar edhe qytetarët e anketuar nga Klan M. Sipas tyre, i gjithë ky spektakël është bërë me marrëveshje politike. Nga ana tjetër, shumë qytetarë kanë qenë mjaft kreativë rreth kësaj teme nëpër rrjetet sociale.

Qytetarët janë të zhgënjyer se si funksionon drejtësia në vendin tonë. Arratisja e ish-Shefit të Policisë Sekrete nuk ka befasuar të anketuarit. Shumica prej tyre pretendojnë për një marrëveshje politike, kurse të tjerë për standard të dyfishta në drejtësi.

“E ka bërë hajdutllëkun dhe ka ikur. Fajtor shteti, kush mund të jetë ata e din krejtë, me ato ka ngrënë në një pjatë”

“Mijallkovi duhet të burgoset urgjentisht dhe ta vuaj dënimin”

“Çfarë të mendojsh kur kjo është loja e radhës e Qeverisë, e cila vetëm drejtësi nuk bën, dënon të pafajshmit, dhe ku nuk ka drejtësi nuk ka as shtet. Është turp për këtë estabilishment shtetëror”

“Momentalisht gjendet në Maqdoni, për momentin është këtu në territorin e Maqedonisë”

“Këta të vegjlit si Almiri dënohen, familjarët e tyre protestojnë, asgjë zgjidhje ska, kurse për këta humbën si një asgjë, si me nuk qenë asgjë. Një ditë dy, tre dhe harohet si asgjë. Si edhe Gruevski, tash Mijallkovi, nesër mund të vijë edhe Aliu të ik”

“Marrëveshje e arritur me pushtetin. Nuk ka si të jetë ndryshe. Nuk mund njeriu të “avullohet” aq shpejt dhe të mos jetë askund”

“Me këtë vërtetohet se gjykata është e kapur nuk funksionon. Me siguri është ndihmuar edhe nga institucionet e shteti, sepse është e pamundur të bëhet largimi ashtu spektakolar”

Derisa institucionet kompetente po hedhin përgjegjësinë tek njëri tjetri, për arratisjen e ish-Shefit të Policisë sekrete, Sasho Mijalkovit, rrjetet sociale “vlojnë” nga komentet negative.

-“Do të thotë, i kaloj të gjitha kufijtë”

-“Tani, edhe Mileja dhe vjen fundi”

Të tjerë aludojnë në mikpritjen nip-dajë.

– “A erdhe dajë”

Por, ka shumë të tjerë që në mënyrë kreative kanë pasqyruar realitetin në vend.

-“Njëherë Gruevski, tani Mijalkovi. Evropa bijtë më të mirë po na merr”

Tetovarçja nuk ka munguar në rrjetet sociale.

-“Mos e hani vitin pse ikën Mijalkovi, po hani vitin pse ikën rinia nga RMV-ja”

-“Dojsha veç t`pajti a është ktau Mijalkovi”

-“M`ndali polici parës: Ku i kije gumat e dimnit?

Thash: Taj ku e kije Sashën?

Ndryshe, arratisja e Mijalkovit është gati se e ngjashme sikurse arratisja e ish-Kryeministrit Nikola Gruveski i cili aktualisht ka fituar azilin në Hungari, andaj qytetarët me të drejtë shtrojnë dilemën nëse funksionon shteti i së drejtës dhe nëse dikush është I privilegjuar dhe mund t’i shmnaget drejtësisë.

Klan Macedonia