Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka arrestuar dy punonjës të policisë së Komisariatit Krujë, për shkak të dyshimeve se kanë neglizhuar në kryerjen e detyrës gjatë shoqërimit të të ndaluarit Edison Pula në ambientet e paraburgimit.

Ngjarja në fjalë ndodhi gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme, kur i ndaluari Pula ka mundur të largohet nga ambientet e Komisariatit të Fushë Krujës.

Sot në mesditë, strukturat e SHÇBA-së të Durrësit arrestuan dy punonjësit e Policisë, me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë Komisariatit Krujë. Ata janë Denis Çela, 22 – vjeç dhe Naim Stafuka, 39 – vjeç, të akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Gjithashtu, SHÇBA po heton në gjendje të lirë oficerin e Patrullës së Përgjithshme G.T./tvklan.al