Arratisja spektakolare nga Gjykata e Vlorës, Mikel Kasaj kapet në Greqi

Arratisja spektakolare nga Gjykata e Vlorës, Mikel Kasaj kapet në Greqi

10:00 17/05/2019

I riu Mikel Kasaj, i arratisur nga gjykata e Vlorës një vit më parë, është vënë në pranga në Greqi. Kasaj, sipas policisë greke, u arrestua në Athine si pjesëtar i një grupi që akuzohet për grabitje të armatosura në pika karburanti dhe banesa. Në këtë operacion u arrestuan gjithsej 6 shtetas shqiptarë dhe 2 grekë. Gjatë operacionit policia sekuestroi ndër të tjera një automatik kallashnikov, dy pistoleta dhe një revolver, si dhe një sasi prej më shumë se 1 kg kanabis.

29-vjeçari Mikel Kasa, arriti të arratisej në mënyre spektakolare nga salla e gjykatës së Vlorës më  23 maj të vitit të shkuar, menjëherë sapo u shqiptua dënimi ndaj tij me 3,4 vite burg. Kasa ishte akuzuar për pengmarrje./ABC News
LAJMET
Të ngjashme
UKT