Katër persona arritën që të kapërcenin dje në mbrëmjë hekurat e dhomave të izolimit për t’u zhdukur më pas pa lënë gjurmë. Në pak minuta kanë mundur të fitojnë lirinë krahu i djathtë i Zani Çaushit, një ndër më të akuzuarit e bandës së Vlorës Renato Sadiku,i dënuari me burgim
të përjetshëm për vrasjen e një polici Bashkim Sula, i arrestuari për grabitje dhe plagosje Leoanard Saliu, si dhe Festim Sula i akuzuar për vrasje.

Ngjarja e rrallë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:30 në momentin e ndërrimit të turnit të rojeve të brendshme. Të arratisurit që ishin të sistemuar në dhoma të ndryshme, kanë dalur në këtë orë në dhomën e ajrimit dhe në aneksin ku trajtoheshin me ilaçe. Mungesa e policëve për një momet ka mjaftuar që ata të hapin hekurat e dritares dhe të kërcenin andej pa hasur asnjë vështirësi.

I vetmi person që ka dëgjuar diçka ka qenë një nga policët e postës së zjarrfikësve i cili ka qëlluar në ajër. Më pas ka filluar ndjekja e madhe por pa rezultat. Në orët e vona është marrë e ndalimit për 4 policët që kryenin shërbimin në momentin e arratisjes. Hetimet e para konfirmojnë faktin se arratisja është bërë e mundur vetëm nga neglizhenca e rojëve.

Sot ndërkohë është emëruar dhe shefi i ri i komisariatit. Gjatë rrugës për në Krujë nuk ka post-blloqe ndërsa bëhët e ditur se vazhdojnë kërkimet në periferi të qytetit./tvklan.al

Gazetar : Roland Zili