Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për të lëshuar urdhër-arresti për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës Jaeld Çelën dhe ish-shefin e Krimeve në këtë qytet Gjergj Kohilën.

Për të dy është caktuar masa e sigurisë arrest me burg në mungesë. Deri këtë të premte për dy zyrtarët e policisë ishin në fuqi dy urdhër-ndalimi të lëshuara nga Prokuroria. Mbi dy oficerët e lartë të policisë rëndojnë akuzat e kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Sipas hetimeve, ata kanë bashkëpunuar me grupin e “Habilajve” të cilët gjatë katër viteve të fundit kanë trafikuar drejt Italisë 3.5 ton kanabis.

Tv Klan