Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën “arrest me burg” për drejtorin e Hipotekës së Shkodrës, Zamir Leka, si dhe e ka pezulluar nga puna.

Ky i fundit është vënë në pranga pas urdhrit të arrestit të lëshuar nga Prokuroria.

Gjithashtu gjykata ka kërkuar dhe masën “arrest shtëpie” dhe pezullim nga puna për juristen e Hipotekës Frida Mirashin.

Leka dhe Mirashi akuzohen për shpërdorim detyre.

Pas arrestimit të kreut të Hipotekës Shkodër reagoi dhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila përshëndeti arrestimet, duke thënë se është një fryt i bashkëpunimit mes prokurorisë dhe policisë.

“Jo vetëm në rastin e Shkodrës, por në një sërë operacionesh ditët e fundit janë fryt i një bashkëpunimit mes prokurorisë dhe policisë. Ky angazhim do të vijojë me reagime konkrete, do të goditet kushdo që abuzon me detyrën”,

tha Gjonaj./tvklan.al