Arrest me burg për Elvis Gaçën

Arrest me burg për Elvis Gaçën

12:30 12/10/2019

Emri i tij në dosjen e vrasjes së Santiago Malkos

Gjykata la në arrest me burg të shumëkërkuarin Elvis Gaça, i arrestuar gjatë një operacioni për armëmbajtje pa leje dy ditë më parë në Durrës.

Bashkë me të u arrestua edhe Kostandin Driza, 34-vjeç, i cili u la i lirë. Operacioni u zhvillua në rrugën ‘Taulantia’ në momentin kur dy të kërkuarit po udhëtonin me automjetin tip BMW. Gjatë kontrollit të makinës policia gjeti një armë zjarri pistoletë çeke me dy krehra me 26 fishekë kalibër 9 mm.

Dosja e Gaçajt ishte në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë me akuzën e eliminimit të Santjago Malkos, por kjo e fundit e kishte dërguar në Durrës pasi nuk ka ende prova që ai të jetë përfshirë në atë vrasje.

Tv Klan





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi