Genis Mëhillaj ka dalë sot para Gjykatës për Krimet e Rënda ku është njohur me masën e sigurisë. Gjykata vendosui masën arrest me burg për 46 – vjeçarin, i cili akuzohet se pjesë e grupit të vrasjeve me tritol.

Mëhillaj u arrestua tre ditë më parë në rrugën dytësore të autostradës Tiranë – Durrës.

Ai akuzohet për vepra penale për qëllime terroriste, vrasje në rrethana cilësuese ndaj një punonjësi që kryen funksione publike, mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake dhe të lëndëve plasëse.

Sipas hetimeve, Mëhillaj rezulton se kishte paguar Julian Sinanaj dhe Ndriçim Gjokonën për të kryer disa vrasje. Ai merrte porosi për ekzekutime nga persona të tjerë kundrejt shumave të mëdha parash. Grupin e drejtonte së bashku me kushëririn e tij Andon Mëhillaj, i cili u vetëdorëzua në polici një vit më parë.

Me porosi të Mëhillajt, më 20 Gusht të 2013 -ës Sinanaj ekzekutoi me tritol biznesmenin, Agron Çela.

Edhe tritolin ndaj ish – Drejtorit të ALUIZNI -it, Ardian Kollozi, kandidat i Partisë Demokratike për deputet në zgjedhjet vitit 2013.

Më 20 Gusht të vitit 2013, ai vrau Sokol Veizin në Vlorë, po me porosi të Genis Mëhillajt.

Sinanaj vendosi fillimisht të bashkëpunojë me prokurorinë. Në fund të procesit, ai u dënua me 35 vjet burg./tvklan.al