Merrnin 1-3 mijë Euro në këmbim të lejeve të ndërtimit

Gjykata special ka lënë të pa ndryshuar masën e sigurisë arrest me burg për dy zyrtarët e bashkisë së Kamzës të arrestuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Sipas hetimeve, kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Kamzës, Dritan Nikolli dhe inspektori Ermal Baçi kanë marrë shuma nga 1 mijë deri në 3 mijë Euro në këmbim të dhënies së lejeve të ndërtimit.

Ata u arrestuan një ditë më parë me urdhër të SPAK, ndërsa vazhdojnë hetimet për të parë nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë aferë korruptive.

Tv Klan