Arrest me burg për ish-kreun e Kadastrës së Durrësit

Posta

Arrest me burg për ish-kreun e Kadastrës së Durrësit

16:09 04/10/2019

Braçe akuzon prokurorin e çështjes, Reagon PD

“Arrest me burg” ka vendosur Gjykata e Durrësit ndaj Liridon Pulës, ish-kreut të Kadastrës në këtë qytet. 36-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre pasi dyshohet se së bashku me zyrtarë të tjerë kanë tjetërsuar pronat në bregdet.

Një ditë më parë, Kryeministri Rama akuzoi nga parlamenti prokurorin e çështjes se në bashkëpunim me bandat i kishte bërë presion drejtuesve të administratës. Ndërsa zv/kryeministri Erion Braçe, që e ndoqi në sallë seancën ndaj Pulës, tha në përfundim të saj se prokurori i çështjes ka ushtruar shantazh kriminal ndaj punonjësve të shtetit.

“Çdo gjë në gjykimin tim personal është e stisur dhe prokurori dhe gjykatësja në fjalë do duhet të provojnë në Apel ato që edhe pasi u vu në diskutim, prokurori tha: Ne deri në këtë moment kemi këto, nëse ju do sillni prova të tjera ne mund të ndryshojmë qëndrim. Nuk është i akuzuari që sjell prova, por prokurori që duhet të vërtetojë fajësinë. E kuptoni se në ç’shkelje të rëndë kushtetuese është ky prokuror?”

Pas deklaratave të zv/kryeministrit reagoi Partia Demokratike, duke thënë se kërcënimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve është prova e gjallë sesi Edi Rama po përdor vettingun për të kërcënuar e shantazhuar njerëzit e drejtësisë që të mos hetojnë krimet e qeverisë së tij.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi