Odise Verbifsha do të qëndrojë në burg. Kjo është masa e sigurisë që ka dhënë gjykata e Durrësit, për 32 vjeçOdise Verbofshaarin i cili akuzohet për vrasjen e dy të rinjëve, Albert Kasalla dhe Shaban Babasi.

Ai është marrë në mbrojtje nga avokati që i ka caktuar shtëti, pasi familja nuk ka pranuar t`i japë mbrojtje ligjore. Mësohet se Verbofsha ka kërkuar falje në sallën e gjyqit.

Prokurori shpjegoi  se Verbofsha ne banesën e tij në shkozet gjatë konfliktit për pazarin e droges i qëlloi shoket me nga një plumb në kokë. Disa orë më pas i dogji trupat brenda ne makine ne zonen e ish-Kënetës.

Verbofsha dhe dy viktimat nuk janë konfliktuar për 30 euro. Kjo ka qnë shuma që ai nuk ka rënë dakord me dy të rnjtë nga Fush-Kruja. Në deklarimet e dhëna në polica ai ka thënë se dy të rinjtë kanë ushtruar dhunë ndaj tij dhe krimin e ka kryer në kushtet e tronditjes.