Burg për vëllezërit Basho

Posta

Burg për vëllezërit Basho

12:09 19/10/2019

Satinlo dhe Tesi Basho akuzohen për vrasje e gjobëvënie

Vëllezërit Satilno dhe Tesi Basho, të arrestuar pak ditë më parë në Selenicë të Vlorës me akuzën e vrasjes dhe gjobëvënies do të qëndrojë në burg.

Seanca për vëllezërit u zhvillua e ndarë, Tesilvani Basho që akuzohet për vrasje të dyfishtë në Itali doli para gjykatës së Vlorës. Togat e zeza vendosën që 38-vjeçari të qëndrojë në qeli me qëllim ekstradimin drejt vendit fqinj.  

Ndërsa vëllai i tij, Satilno Basho, që akuzohet se i ka vendosur 100 mijë euro gjobë një të afërmi u njoh me masën e sigurisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë. Ai i tha gjykatës se kjo shumë parash i takonte për shkak të një sipërfaqe të përbashkët toke me kushëririn. Pas seancës, avokati tha se do ta apelojë vendimin.

Ndryshe nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ajo e Vlorës ishte e rrethuar nga forca të shumta policore, ku në ambientet e jashtme ishin edhe familjarë të 38-vjeçarit.

Tv Klan


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT