Arrest me burg për vrasjen e fqinjit

Arrest me burg për vrasjen e fqinjit

14:44 24/02/2016

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 76 – vjeçarin Ndok Vecaj, i cili tre ditë më parë vrau me çifte fqinjin e tij. Ai qëlloi për vdekje 55 – vjeçarin Nikë Bungu që kishte hyrë natën në oborrin e shtëpisë.

Prokuroja Edlira Cufi tha se në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja, në dy vende të ndryshme. Sipas saj, nga kqyrja e trupit të viktimës janë konstatuar dy plagë që i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ka qenë nipi i autorit që njoftoi policinë. Prokuroria akuzon 76- vjeçarin për vrasje me dashje. Avokati mbrojtës kërkoi masën e sigurisë “arrest shtëpiak me mbikqyrje elektronike”, sepse sipas tij i akuzuari Ndok Vecaj nuk përbën rrezikshmëri shoqërore dhe se vrasja është kryer në kushtet e vetëmbrojtjes pasi është dhunuar banesa e autorit.

Ai kërkoi lehtësi edhe për shkak të gjendjes shëndetësore dhe moshës së autorit të dyshuar.

Ngjarja ndodhi në 21 shkurt, në 2 të mëngjesit në fshatin Shtoj i vjetër, ku u vra me armë zjarri 55 – vjeçari Nikë Bungu, i cili vuante nga probleme mendore. Ai ishtë futur në oborrin e pasëm të shtëpisë së Ndok Vecajt. Ai qëlloi dy herë në ajër në shenjë paralajmërimi, por më pas ka shtënë në drejtim të viktimës duke e lënë të vdekur në vend.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT