Elinta Garo mohon të ketë përdorur telefonin në timon

Gjykata e Tiranës e la në burg për 30 ditë shoferen 29-vjeçare Elinta Garo e cila aksidentoi pranë Kopshtit Botanik 3 persona, një prej të cilëve humbi jetën në Spitalin e Traumës.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, e reja ka mohuar të ketë përdorur telefonin gjatë drejtimit të makinës, teksa do pritet një akt ekspertimi auto-teknik për të kuptuar shkaqet e ngjarjes dhe më pas, Gjykata do bëjë një tjetër vlerësim të masës së sigurisë.

Garo dyshohet se është shpërqëndruar dhe pasi ka humbur kontrollin e mjetit ka përfunduar në trotuar, aty ku ka aksidentuar shtetasin Begzan Hyseni, i cili humbi jetën në spital dhe bashkëshorten e tij. 

E plagosur përfundoi edhe një 27-vjeçare, teksa në momentin që makina ka humbur kontrollin në trotuar ka qenë edhe një fëmijë 2 vjeç me nënën e tij, të cilët fatmirësisht nuk morën lëndime.

Dy të plagosurit e tjerë kanë treguar për hetuesit se çdo gjë ndodhi shumë shpejt dhe kanë parë vetëm makinën të vijë në drejtimin e tyre.

Tv Klan