Burg për shefin e logjistikës dhe tregtarin

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka caktuar masën e sigurisë  “arrest shtëpie” për drejtorin e burgut 313 në Tiranë, Eduart Struga.

Ky i fundit u arrestua dy ditë më parë me akuzën e korrupsionit, pasi dyshohet se favorizoi një biznesmen të tregtonte në dyqanin e burgut 313.

Sakaq gjykata ka lënë në burg  dy të arrestuarit e tjerë, shefin e Logjistikës, Florin Ahmeti dhe tregtarin Ervin Kurtalla pasi akuzohen se janë përfshirë në skemën korruptive.

Sipas hetimeve, drejtori dhe vartësi i tij, i kanë marrë rreth 550 mijë lekë të reja, personit që kishte dyqanin në ambientet e burgut, për t’i dhënë leje për të ushtruar këtë aktivitet.

Tv Klan