Të ftuar:

Artan Hoxha,

Mustafa Nano,

Neshat Fana,

Armand Bajrami

Gazetari Artan Hoxha të martën është shprehur se rruga Elbasan-Gjinar, duhet të kishte përfunduar për dy vjet, por ajo është zgjatur për dhjetë vite dhe ende nuk ka përfunduar. Hoxha bëri me dije se tenderi është bërë në vitin 2008, ndërsa jemi në vitin 2018 dhe nuk ka ende një rrugë të re. Ai tha se rruga është me zhavorr dhe e papërfunduar, ndërsa tenderi i rrugës ka kapur shifrën e 5 miliard lekë të vjetra. Sipas tij, rruga e Gjinarit është një rrugë atraktive dhe turistike për zonën e Elbasanit. “

Parat janë shpenzuar, janë dhënë firmës që duhet të zbatonte projektin, por rruga sot nuk ekziston, ajo nuk ka përfunduar. Pikërisht nga kjo premisë, Prokuroria ka nisur hetimet

”,-tha Hoxha. Ai tha se të dy drejtorët kanë përgjegjësi pikërisht për këtë fakt, pasi kanë shpenzuar të gjitha parat e destinuar për këtë rrugë. Ata nuk kanë kontrolluar parat dhe zhvillimin e punimeve të rrugës. Hoxha nwnvizoi se janë shpenzuar plotësisht fondet, ndërsa objekti nuk ka përfunduar, që të përfundojë kjo rrugë, do kërkohet fond shtesë.

Gazetari Artan Hoxha në studion e emisionit “Opinion” u shpreh se veprimet e Prokurorisë për arrestimin e  ish- drejtorëve të rrugëve janë të çertifikuara nga Gjykata e Shkallës së parë Elbasan. Hoxha është shprehur se brenda javës së ardhshme, çështja do të shkojë në gjykim, sepse letrat kane qene gati prej kohesh. Hoxha ka thene se tashme eshte fakt qe parate jane shpenzuar, ndersa atje nuk ka rruge.

Avokati i Andi Tomës në një lidhje direkte në studuion e emisionit “Opinion”, referuar arrestimit të klientit të tij, e ka cilësuar atë të paligjshëm. Ai është shprehur se ka gati padinë për Prokurorin dhe Gjykatën. “Gjykata në vlerësimin e masës së sigurisë, nuk ka bërë gjyq por ka noterizuar kërkesën e Prokurorit dhe ka pranuar të pavërteta të Prokurorisë”. Fana ka hedhur akuza të rënda për sistemin e drejtësisë, duke u shprehur se në kuadër të vetingut ku shume prokurore dhe gjykartes do te dalin nga sistemi, ka rryma që kërkojnë të mbijetojnë dhe të promovohen.

Në studion e emisionin “Opinion”, gazetarui Armand Bajrami ka folur lidhje me arrestimin e disa ish- drejtorëve në Autorriten Rrugor Shqiptar. Ndër të tjera, Bajrami ka shtuar se priten fletëarreste të tjera dhe një ndër personast që po verifikohet është edhe ish-ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto. Hxhinasto po verfikohet lidhur me aksin rrugor Tiranën- Elbasan, ku pas një kallëzimi të bërë nga KLSH për keqmemaxhim projekti nuk janë marrë masat e duhura. “Duhet parë nëse zoti Hoxhinasto ka kërkuar ngritjen e një komisiomi për vlerësimin e situatës”, u shpreh Bajrami.