Personat e arrestuar gjatë operacionit të së premtes në Elbasan pritet të dalin brenda 48 orëve në Gjykatë për tu njohur me masën e sigurisë. Për zbardhjen e tre ngjarjeve kriminale të ndodhura ndër vite në Elbasan policia arrestoi Florenc Çapjan për plagosjen e ish-oficerit te policisë Fadil Mema.

Për vrasjen e Gentian Beqirit dhe babait të tij u shpallën në kërkim Etian Çani dhe Elvis Bardhi. Ndërsa në kërkim për një pengmarrje u shpall Suel Çela, i cili kërkohet edhe për përplasje me policinë në vitin 2017. Në operacioni e madh u zbulua dhe një rast korrupsioni në zyrat e Autoritetit të mediave Vizive.

Në pranga u vu Suela Musta. Dyshohet qe ne pozicionin e Anëtares se Bordit te AMA,ka votuar pro anulimit të dy gjobave të vena nga inspektoret e AMA ndaj një televizioni kabllor pronë e fisit Çapja. Për këtë rast u arrestuan 6 persona dhe një tjetër u shpall në kërkim.

Tv Klan