Pas arrestimit të gjyqtares Enkelejda Hoxha, avokatit Aldo Tabaku dhe kryesekretares së kësaj gjykate Manulea Mallkuçi, Prokuroria e Posaçme i ka shtrirë hetimet edhe në tjetër pistë. Hetuesit e SPAK janë duke verifikuar edhe transferimet që janë bërë vitet e fundit të të dënuarve në burgun e Fushë-Krujës.

Gjithashtu burme nga Prokuroria e Posaçme bëjnë me dije se hetimet janë shtrirë edhe për transferime që janë bërë në disa burgje të tjera të vendit, nëse ka pasur shkelje apo jo. Ndërkohë, Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetim disiplinor për të gjitha lirimet që janë bërë së fundmi.

Gjyqtarja hoxha dhe 9 personat e tjerë u arrestuan disa ditë më parë, pasi dyshohen se janë të përfshirë në një skemë korrupsioni. Ditën e shtunë të arrestuarit dolën para Gjykatës se Posaçme ku u lanë të gjithë në masën arrest burg.

Klan News