Arrestimet në Krujë, gjyqtarja Enkeleida Hoxha do të lironte një tjetër të dënuar për vrasje



Arrestimet në Krujë, gjyqtarja Enkeleida Hoxha do të lironte një tjetër të dënuar për vrasje

11:51 11/02/2021

Kush janë 10 të arrestuarit nga SPAK për korrupsion në Gjykatën e Krujës

Gjyqtarja e Krujës, Enkeleida Hoxha, është arrestuar nga urdhër të SPAK për veprën penale të korrupsionit gjatë paradites së kësaj të enjteje, së bashku me disa zyrtarë të tjerë të kësaj gjykate të akuzuar për korrupsion.

Gjyqtarja Hoxha kishte marrë para për të liruar një të dënuar për vrasje. Gjatë kësaj kohe ajo mbahej nën vëzhgim për shkak të disa vendimeve të dyshimta që ka dhënë më herët, duke liruar nga qelitë persona të njohur të botës së krimit.

Sipas informacioneve, gjyqtarja Hoxha dhe bashkëpunëtorët e saj do të lironin nga burgu Sajmir Petanin, i ekstraduar nga Italia dhe i dënuar me 25 vite burgim për vrasje.

SPAK ka siguruar prova se gjyqtarja Hoxha kishte marrë para shuma të konsiderueshme parash së bashku me avokatin Aldo Tabaku, edhe ky i arrestuar.

Gjyqtarja Enkeleida Hoxha ka liruar nga burg ish-anëtarin e bandës së Durrësit, Endrit Dokle, i cili ka qenë i dënuar me burgim të përjetshëm. Po ashtu, i dha lirinë Genc Tafili, i dënuar për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftari; Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit denim, si dhe kishe liruar Hekuran Billën, i cili u vra në një atentat më 12 Qershor 2020 në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Në total janë arrestuar 10 persona ditën e sotme, të gjithë me urdhër të SPAK pas hetimeve disa mujore. Këto urdhër-arreste u ekzekutuan nga oficerët e policisë gjyqësore.

Një tjetër element i rëndësishëm i këtij hetimi është se prokurorët e SPAK kanë evidentuar edhe një rast korrupsioni në shëndetësi, që u zbulua gjatë mbledhjes së provave për lirimin e të dënuarve nga gjyqtarja Hoxha dhe bashkëpunëtorët e saj.

Të arrestuarit janë:

-Enkeleida Hoxha gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, e dyshuar për veprën penale penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319/ç dhe 25 të Kodit Penal;

-Aldo Tabaku, avokat në dhomën e avokatisë Krujë, i dyshuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i dytë dhe 319/ç të Kodit Penal.

-Manuela Mallakuçi, sekretare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, e dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 319/ç dhe 244 të Kodit Penal;

-Shkëlqim Korbi, ekspert psikiatriko – ligjor pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, i dyshuar për veprën penale “Ekspertim i rremë”, parashikuar nga neni 309/2 i Kodit Penal;

-Sajmir Petani, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/a i Kodit Penal;

-Bledar Petani, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyëqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/a i Kodit Penal;

-Altin Skëndaj, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/a i Kodit Penal;

-Gazmir Nezaj, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëëpunim, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal.

-Gentjan Nezaj, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal.

-Isuf Tanuzi, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal.

/tvklan.al







Të ngjashme