Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka përgëzuar Policinë e Shkodrës për zbardhjen e atentatit me tritol ndaj Lulzim Kullës, i cili mbeti i plagosur.

Në një postim në Twitter, Xhafaj thotë se puna profesionale e uniformave blu bëri të mundur arrestimin e autorëve të dyshuar të vendosjes së tritolit.

Ministri ka përgëzuar edhe Prokurorinë e Shkodrës për bashkëpunimin me policinë.

“Sërish një superaksion policor në Shkodër. Tjetër goditje e fortë ndaj krimit të organizuar. Në pak javë, pas një pune intensive&profesionale u bë e mundur zbulimi&ndalimi i autorëve të shpërthimit me eksploziv të para ca javëve në Shkodër. @ForcaELigjit do vazhdojë të godasë fort! Vlerësimet më të mira për drejtuesit&oficerët e Policisë kriminale të Drejtorisë Shkodër që në pak javë zhvilluan 2 operacione të shkëlqyera. Përgëzime për angazhimin profesional Forcave Operacionale&RENEA. Falenderim i sinqertë për frymën bashkëpunuese Prokurorisë së këtij qyteti”

, thotë ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Policia e Shkodrës arrestoi tre autorët e dyshuar të atentatit me tritol ndaj Lulzim Kullës më 13 Janar, Endri Çopja 29 vjeç, Argel Lulaj 31 vjeç dhe Serxho Tata 24 vjeç.

/tvklan.al