Pas arrestimit të kryebashkiakut të Lushnjes dhe zyrtarëve të tjerë nga SPAK për korrupsion, ka reaguar edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.

Ajo i bën thirrje të gjithë zyrtarëve që abuzojnë me detyrën që të mendohen mirë dhe nëse ia vlen të shkojnë në burg. Askush nuk është mbi ligjin, thotë ambasadorja, duke theksuar se askush nuk është aq i fuqishëm sa mendon.

Nëse jeni të përfshirë në korrupsion, pa marrë parasysh sa të fuqishëm mendoni se jeni, është koha që të konsideroni se çfarë ndikimi do të kenë për familjen dhe vendin veprimet tuaja. Është koha të shqyrtoni nëse ia vlen të shkoni në burg. Është koha që të ndaloni. Askush nuk është mbi ligji”, thotë ambasadorja amerikane Yuri Kim.  /tvklan.al