Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka lënë në burg 8 zyrtarët e Ministrisë së Brendshme. Klan News raporton se në masën “arrest në burg” janë lënë Flutura Çekrezi, Ani Omuri, Kleivis Hasani, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali dhe Gëzim Mingaj.

Ndërkohë në masën ‘arrest në shtëpi’ është lënë Anisa Bogdani, e cila ishte anëtare e njësisë së prokurimit. Këta zyrtare akuzohen për “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Operacioni i SPAK për arrestimin e tyre u bë ditën e shtunë. Sipas SPAK në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me titullarin e Organit Qendror Blerës kanë sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në kualifikimin e operatorit fitues në këtë procedurë prokurimi.

Tenderi me vlerë 2.8 miliardë Lekë që do të siguronte uniforma për policinë për 4 vjet i mbyllur në 11 Maj 2020 u fitua nga bashkimi i kompanive D&E sh.p.k ndërsa dy firma të tjera që kishin marrë pjesë në garë u skualifikuan./tvklan.al