Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar lidhur me arrestimin Elton Piklit, si i dyshuari i pestë i përfshirë në grabitjen e 6,5 milionë Eurove në aeroportit e Rinasit. Lleshja thotë së po shtrëngohet dara afër maksimumit.

Reagimi në Twitter

Goditja ndaj grupit të grabitësve në Rinas vazhdon. I pesti u mbyll prapa hekurave, duke e shtrënguar darën afër maksimumit. Respekt për punën e Policisë së Shtetit dhe të Prokurorisë!

Më herët reagoi dhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se

po ngushtohet më tej rrethin e keqbërësve falë punës intensive dhe profesionale të Policisë së Shtetit.

/tvklan.al