Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar lidhur me arrestimin e 4 personave të armatosur në Sarandë, të cilët kishin planifikuar të merrnin peng një 49-vjeçar pas një sherri që kishin me të për motive të dobëta.

Balla në reagimin e tij thekson se Policia e Shtetit duhet të bëjë gjithçka për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje si dhe duhet të bashkëpunojë me qytetarët për parandalimin e ngjarjeve kriminale.

Reagimi i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Policia e Shtetit duhet të bëjë gjithçka për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e parametrave të sigurisë së jetës dhe pronës së qytetarëve.

Përgëzoj Policinë e Shtetit Sarandë, për rritjen e forcave parandaluese dhe goditëse, që rezultuan me parandalimin e një tentative për t’i hequr lirinë një shtetasi, nga 4 shtetas të armatosur.

Policia e Shtetit duhet të bashkëpunojë me qytetarët dhe do të sigurojë inteligjencë policore, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale./tvklan.al