Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar për arrestimin e Albert Zajës, i dyshuar si vrasës i Shkëlzen Kastratit më 1 Shkurt në qytetin e Fierit.

37-vjeçari Albert Zaja u arrestua në Fushë-Krujë në një aksion të zhvilluar nga RENEA. Atë moment ai ka qenë i armatosur.

“Në kuadër të operacionit, në fshatin Larushk  të Krujës, Forcat Speciale RENEA bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e  shtetasit Albert Zaja. 37-vjeçari porsa ka parë se është rrethuar nga Policia ka tentuar të fshehë në baltë një armë zjarri pistoletë dhe ka tentuar të largohet, por është kapur dhe prangosur nga Policia”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Ndaj Albert Zajës është vendosur nga Gjykata e Fierit arrest në burg në mungesë për veprën penale të vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim. Operacioni i policisë  vijon për kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. /tvklan.al