Gazetari Artan Hoxha ka treguar detaje nga operacioni i policisë për arrestimin e Ardian Çapjas. Hoxha i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, tha se në këtë operacion kanë marrë pjesë forcat RENEA.

Ai shtoi se policia kishte rrethuar banesën që në mbrëmje dhe ndërhyrja është bërë në orët e para të mëngjesit, por sipas tij Florenc Çapja që do të arrestohej gjithashtu ishte larguar nga Shqipëria një ditë më parë.

Në orët e para të mëngjesit është bërë ndërhyrja në banesë, në fillim është gjetur një roje. Ndryshe nga sa priste policia janë gjetur pak materiale. Urdhër arresti për Ardian Çapjes ka dal në 16 Mars dhe është mbajtur sukses.

Çuditërisht në të njëjtën ditë në orën 7 të mëngjesit,  për personin tjetër që ka pasur urdhër-arresti, Florenc Çapja është larguar nga Shqipëria me avion nga Rinasi. Ata prisnin që të kthehej, por ai nuk është kthyer. Ardian Çapja nuk është larguar asnjëherë nga Shqipëria, ai nuk ka bërë as rezistencë ndaj Shqipërisë“, tha Hoxha.

Gazetari më tej tregoi se Ardian Çapja gjithmonë ka një alibi, që e përdor sa herë arrestohet. “Ardiani ka gjithmonë një alibi që është i sëmurë, se dhe në pamjet e arrestimit të shkuar është me vigon dhe serum në dorë“, tha ai.

Po ashtu sipas gazetarit Hoxha, fisi Çapja është një organizatë kriminale që ka fuqi të madhe në Elbasan. “Dominojnë qytetin, kishin arritur që të ndërhynin dhe për një provim në Elbasan“, tha Artan Hoxha./tvklan.al