Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Policia ka marrë situatën në dorë në rrethin e Tropojës, ku para dy ditësh pati përleshje, midis saj dhe protestuesve të PD. Dje policia ka ndaluar dhjetëra persona, si pjesëmarrës në trazira, nxitës dhe autorë të thirrjeve për dhunë ndaj institucioneve shtetërore. Mes të ndaluarve figuron edhe kryetari i demokratëve Berisha, zëdhënësi i PD Edi Paloka, kreu i forumit rinor demokrat, si edhe ish-shefi i policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani dhe vëllai i tij.

Arrestimet kanë filluar edhe në Tropojë, ku janë shpallur në kërkim si autorë të sulmit, mbi institucionet shtetërore 30 persona, mes të cilëve edhe kreu i degës lokale të PD Azgan Haklaj. Dy prej më aktivëve në këtë ngjarje Mirian Vatuci dhe Fatbardh Buçpapaj, u arrestuan në bajram Curri. Përfundimisht, bilanci i viktimave në ngjarjen e dy ditëve më parë në Tropojë, solli vrasjen e Sul Luzhaj dhe plagosjen e disa të tjerëve, mes të cilëve edhe një polic.

Në kuadrin e masave për forcimin e punës në drejtimin e policisë së Tiranës, kryeministri Ilir Meta, emëroi 31 vjeçarin Ilirjan Zylyftari. Është hera e parë që qeveria socialiste ndërmerr hapa kundër liderit demokrat Sali Berisha./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame