Arrestimi i gjyqtares, Rama: Është monstër, vendimet e saj habitën dynjanë



Arrestimi i gjyqtares, Rama: Është monstër, vendimet e saj habitën dynjanë

11:51 13/02/2021

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish sot arrestimin e gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha. Rama tha se  gjyqtarja është një monstër që ka përdorur forcën e pozicionit për të marrë vendimet që “kanë habitur dynjanë”.

Fakti është se një gjykatëse, një monstër që e përdori në mënyrë spektakolare forcën e parëpërgjshmërisë disa kohë me parë dhe u habit gjithë dynjanë me vendimet e saj për të liruar njerëz me dënim të përjetshëm është sot në burg, përbën shembullin sesi sistemi do të funksionojë. Kërkon shumë durim, ngritja institucioneve të reja, janë një proces i vështirë”, u shpreh Rama.

Më tej kreu i qeverisë ka komentuar edhe vendimin e Gjykatës së Strasburgut për gjyqtaren Altina Xhoxhaj.

Rama u shpreh se vendimi i Strasburgut tregon se Vetting-u ka qenë i drejtë dhe i duhuri për vendin, pasi sipas tij po pastrohet drejtësia./tvklan.al










Të ngjashme