Ministrja gjermane Annalena Baerbock ka thënë se me arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu angazhimin i Turqisë drejt integrimit në BE po zbehet gjithnjë e më shumë.
Annalena Baerbock në një postim në platforëm X thotë se një vend që parashikon të ardhmen e tij në BE duhet të mbështesë sundimin e ligjit.
“Konkurrentët politikë nuk i përkasin as burgut, as gjykatës”, shkruan Baerbock.
Das Bekenntnis der #Türkei, weiter am EU-Beitritt festzuhalten, klingt angesichts des Vorgehens gegen #İmamoğlu & andere zunehmend hohl. Politische Wettbewerber gehören nicht in Haft oder vor Gerichte. In einem Land, das seine Zukunft in 🇪🇺 sieht, muss Rechtsstaatlichkeit gelten.
— Außenministerin Annalena Baerbock (@ABaerbock) March 24, 2025
Po ashtu edhe Komisioni Europian ka bërë një reagim kritikues Turqisë, teksa thoshte se si një vend kandidat për në BE duhet të mbështesë vlerat demokratike.
“Si një vend kandidat i BE, Turqia duhet të mbështet vlerat e demokracisë. Të drejtat e zyrtarëve të zgjedhur, si dhe e drejta e demonstrimit paqësor duhet të respektohen plotësisht”, tha një zyrtarë i Komisionit Europian.
Ekrem Imamoglu u arrestua mëngjesin e 19 Marsit me akuzën e korrupsionit, pastrimi të parave për ndihmën e një grupi terrorist për aleancën e tij elektorale me një parti pro-kurde.
Imamoglu dhe opozita i kanë hedhur poshtë të gjitha akuzat duke e cilësuar se ishte për arsye politike pasi rrezikon pushtetin absolut të presidentit Erdogan.
Ndërkohë në Ankara dhe në Izmir janë ndezur protestat në mbrojtje të kryebashkiakut.
/tvklan.al