Në Turqi për të dytën ditë radhazi mijëra persona të thirrur nga opozita u mblodhën përpara sheshit të Bashkisë së Stambollit duke protestuar për arrestimin e kryebashkiakut të këtij qyteti Ekrem İmamoğlu. Kreu i opozitës kryesore të Partisë Popullore Republikane, Ozgur Ozel tha se protestat nuk do të ndalen në rrugë dhe në sheshet e Turqisë.


Vetë İmamoğlu i njohur si rival i mundshëm i Erdoğan në zgjedhjet e reja presidenciale me një postim në rrjetet sociale i kërkoi gjyqësorit të mbajë një qëndrim kundër keqpërdorimit të gjykatave nga qeveria turke.

Presidenti turk Erdoğan theu heshtjen për arrestimin kryebashkiakut të Stambollit duke deklaruar se opozita po e humb ekuilibrin deri në atë pikë sa të sulmojnë policinë dhe të kërcënojnë gjyqtarët, prokurorët dhe gjykatat. “Ata nuk mund te thonë nëse diploma është marrë me meritë, nuk mund të thonë se nuk ka korrupsion në bashki. Sepse ata e dinë më së miri se e gjithë kjo është mëse e vërtetë. Përpjekjet e saj janë janë kulmi i hipokrizisë!”

Imamoğlu akuzohet për bashkëpunim me PKK-në kurde të shpallur si terroriste dhe për përvetësim të 16 miliardë eurove, përmes aferave korruptive me tendera.

Tv Klan