Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar për operacionin e SPAK që përfundoi me arrestimin e kreut të Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe.

Në një postim në mediat sociale, Basha shkruan se PD ka denoncuar për vite me radhë Tushen dhe arrestimin e tij e sheh si një fillim të mbarë.

Ndërkohë më tej Basha shton se tashmë drejtësia duhet të godasë “lidhjet e Hakmarrjes për Drejtësi me Tushën, Braçen dhe vetë Ramën”

Arrestimi i Fatos Tushës pas denoncimeve shumëvjeçare nga PD të bashkëpunimit të tij korruptiv me krimin e organizuar, mund të jetë një fillim i mbarë. Por kjo do të varet nga aftësia, kuarajo dhe pavarësia e drejtësisë për të goditur lidhjet e pushtetit me krimin, lidhjet e Hakmarrjes për Drejtësi me Tushën, Braçen dhe vetë Ramën, dhe përfitimet e tyre të ndërsjellta në vite të gjata bashkëpunimi“, është ky reagimi i Bashës./tvklan.al