Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas operacionit anti-korrupsion të SPAK një Bashkinë e Lushnjes. Në reagimin e tij, kreu i qeverisë shprehet se askush nuk do të ketë mbrojtje nga PS, as kreu i Bashkisë Lushnje, dhe se të gjithë duhet të përgjigjen individualisht para drejtësisë.

Rama u drejtohet me një mesazh dhe votuesve, ku u thotë se besnikëria e PD nuk varet nga asnjë individ, por nga beteja për ta bërë Shqipërinë të ardhmen e të gjithëve.

Reagim i Kryeministrit Edi Rama:

Kryetari i Bashkisë së Lushnjës dhe cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia në këtë rast apo në çdo rast, nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste e duhet të përgjigjen vetë para drejtësisë, me avokatët e tyre e me gojën e tyre! PS u shërben zgjedhësve jo të zgjedhurve.

Çdo zgjedhës duhet ta dijë se besnikëria jonë ndaj tij nuk varet nga asnjë individ, po është flamur beteje i PS për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë dhe çdo i zgjedhur nuk duhet ta harrojë se flamuri i PS s’mund të bëhet mbulesa e askujt, për asnjë interes apo faj vetjak./tvklan.al