Ndikimi i arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu, njëherazi dhe një kundërshtar i zëshëm i Presidentit të Turqisë, Erdogan, ka arritur dhe tek ekonomia e vendit.
Sipas Reuters, ka rënë në nivelin më të ulët të regjistruar, deri në 12.7%. Sakaq, stoqet kanë rënë rreth 6%, duke shtuar shqetësimin e analistëve për ndikimin e politikës në ekonomi.
“Tregu ka qenë gjithnjë e më i shqetësuar për hetimet dhe arrestimet politike në Turqi,” tha Tatha Ghose, Analiste EM & FX në Commerzbank.
Ministri i Financave turk, Mehmet Simsek, është shprehur se po punohet për të siguruar një funksionim të shëndetshëm të tregjeve, por pa dhënë ndonjë detaj specifik.
Serhat Baskurt, menaxher i operacioneve algoritmike, është shprehur se pritet që rënia në bursë për lirën turke të vazhdojë e në ditët në vijim, siç raporton Reuters.
/tvklan.al