Një ditë pas arrestimit të Martina Pajollarit e cila dyshohet të jetë bashkëpunëtore në vrasjen e Martin Çeços së bashku me tre të arrestuarit e tjerë babai i viktimës ka zbardhur detaje të reja nga nata kur ndodhi vrasja. Nevzat Çeço tregoi se djali i tij e kishte kërkuar për nuse Tina Pajollarin. Vajza e kishte refuzuar edhe pasi Martini Çeço, përmes një mblesi të cilin babai e identifikon me emrin Xhoni, i ka paguar 2.5 milion lekë të vjetra për t’i mbushur mendjen Pajollarit që të martohej me të.

Nevzat Çeço: Paratë i ka dhënë djali.

Kujt ia ka dhënë?

Nevzat Çeço: Ia ka dhënë Xhonit. Xhoni i tha të bëj kushërirën.

Ish-kunati i Tina Pajollarit?

Nevzat Çeço: Po. Pastaj më thotë mua, babi Xhoni nuk po më flet, më bëri block në celular. Se ia dha paratë ty…

Ia morën 2 milionë lekë?

Nevzat Çeço: Ia mori lekët Xhoni me një shok. Edhe ky fshatarit tonë, 500 mijë.

Babai i Martin Çeços akuzon Martina Pajollarin si shkaktaren kryesore të vrasjes së djalit ndërsa pohon se tre personat e tjerë të arrestuar nga policia nuk i njihte.

Nevzat Çeço: Jo nuk i njoh. Xhonin…

Mblesi?

Nevzat Çeço: Mblesin…

Nevzat Çeço pohoi më tej se ajo i dërgonte Martinit foto të një varri me lule, por ai nuk e kuptoi mesazhin e fotografive që i dërgonte Martina. Ndërkohë pas arrestimit të 18-vjeçares, sipas hetuesve dyshohet se Pajollari ka qenë prezentë në momentin që Valteri me 2 të arrestuarit e tjerë bënin planin për vrasjen e Martinit. Madje dyshohet se ajo ka qenë po ashtu prezente edhe në momentin që u krye vrasja.

Klan News