Kreu i PD-së, Sali Berisha, zhvilloi këtë të martë një konferencë për shtyp ku foli sipas tij për lidhjet e kryeministrit Edi Rama me ish-agjentin e arrestuar të FBI-së, Charles McGonigal.

Berisha tha se Partia Demokratike do të kërkojë që të ngrihet një komision hetimor parlamentar. Ai u shpreh se me këtë mënyrë do të vendosen lidhje me kongresin e SHBA-së për të dhënë kontribut në hetimin e çështjes.

“Por, ajo që PD do merret, lidhjet obskure të Edi Ramës, Dorian Duçkës, Agron Nezës, në këtë aferë të gjithanshme agjenturore, mafioze, të shumëllojshme. Në një vend ku ka drejtësi, natyrisht krijohet një grup menjëherë, hetimor, dhe vendosen lidhje të menjëhershme me vendet partnere për një hetim. Kjo nuk ndodh. SKAP-i i partisë është i betuar se nuk mund të hetojë kurrë partinë e tij. Atëherë ne do ngremë një komision hetimor parlamentar. Do vendosim lidhje me Kongresin e SHBA. Do japim kontributin më të madh për hetimin e kësaj afere, e cila shëtit si re e zezë mbi qiellin e Shqipërisë dhe më gjerë. Edhe njëherë, dënoj këtë bashkëpunim mafioz agjenturor me zyrtarin më të lartë të arrestuar ndonjëherë të FBI me lidhje ruse. Shqiptarët duhet ta kenë të qartë se kryeministri i tyre është në hetim të përgjithshëm nga jo një, por disa vende”, u shpreh Berisha.

Berisha: Rama diskutime me McGonigal për investime ruse

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur sot në një deklaratë për shtyp për arrestimin e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së Charles McGonigal.

Berisha tha se McGonigal ka lidhje të ngushtë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Ai theksoi se Rama ka diskutuar me McGonigal për investime ruse dhe se sipas dosjes që kanë autoritetet amerikane ai i ka dorëzuar ish-zyrtarit 225 mijë dollarë në një dorë.

Berisha: Zyrtari më i lartë në historinë e FBI u arrestua ditën e shtunë në aeroport në New York tek kthehej nga një udhëtim në Europë. Pak muaj më parë kam denoncuar  para publikut shqiptar lidhjen e ngushtë të Edi Ramës me këtë aset të shërbimeve ruse. McGonigal u ngarkua në grupin e prokurorit special Muller ish drejtorit të FBI për hetimin e lidhjeve të presidentit Trump me rusët por FBI gradualisht gjeti se ky vetë kishte lidhje të sëmura ruse.

Por në vorbullën e historisë së krijuar nga Gonigal gjendet sipas të gjitha mediave të botës kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ish-zyrtari i lartë i qeverisë së tij, aktualisht paraqitet si këshilltar. Një super mafioz me lidhje ndër më të dyshimtat që quhet Dorian Duçka dhe iu dyti bashkëpunëtor i ngushtë , ish officer i policisë Agron Neza.

Disa muaj më parë juria e madhe e San Francisco-s urdhëron pasi njihet me dosjen Gonigal që të hetohet dhe konfiskohet çdo regjistim material, çdo komunikim personal, përfshirë këtu tekstet e mesazheve në celular. Mesazhet me e-mail, mesazhet e fshehta, ato zanore, letrat, shënimet midis Charles Gonigal dhe personave të poshtëshënuar.

Qeverisë së Republikës së Shqipërisë ose çdo personi të lidhur me të, përfshirë dhe kryeministrin por jo vetëm, ka porosi për qeveri të tjera ballkanike por njeriu i vetëm që citohet me emër në këtë urdhër është Edi Rama. Të hetohen të gjitha takimet, të skeduluara midis Charles Gonigal dhe çdo punonjësi të FBI-së me përfaqësues të misione të SHBA-së, çdo udhëtim të hetohet në Shqipëri, çdo pagesë dhuratë që i është dhënë nga Agron Neza dhe këshilltari i plotfuqishëm i Edi Ramës ose çdo person tjetër i lidhur me republikën e Shqipërisë. Emrat janë vetëm për shqiptarët.  Një juri e SHBA-së vuri në hetim Edi Ramën dhe këshilltarët e tij, çfarë është zbuluar ndërkohë?

Është zbuluar se Edi Rama nëpërmjet Nezës i ka dorëzuar Charles McGonigal 225 mijë dollarë në një dorë, 80 mijë dollarë në një dorë tjetër sipas mediave. Çfarë është Dorian Duçka? Është një mafioz i punësuar si drejtor për 4 vite në një konglomerat energjitik kinez. A ju kujtohen ju avionët që çonin Ramën dhe Olsi Ramën në Pekin, ato avionët e gjatë? Duçka sipas FBI-së qëndron në paradhomën e kryeministrit, përdor emailin qeveritar dhe adresën e qeverisë së Shqipërisë.

Mediat e kanë filmuar Duçkën tek del nga kryeministria me eksponentë të kartelit më të rëndësishëm të drogës në botë. Çfarë del tjetër nga hetimi fillestar, ai përdori ish-oficerin e shërbimeve sekrete kundër opozitës në New York, dokumentet faktojnë se nga zyra e kryeministrit Agron Nezës iu dhanë të dhëna konkrete për qytetarë amerikanë që lobonin për opozitën.

Edi Rama ka diskutuar me McGonigal për investime ruse në Shqipëri, imagjinoni se çfarë ka dosja. Nuk mund të them nëse janë takuar në Davos por ai po kthehej nga Europa. Kur unë e denoncova këtë lidhje ruse të Ramës në Parlament, ai reagoi si vijon: Jam krenar me miqësinë që kam. Në të gjitha dokumentet zyrtare, në aferën Gonigal janë me emra, Edi Rama, Agron Neza, Dorian Duçka. Partia Demokratike denoncon publikisht këtë lidhje mafioze të dyshimtë me asete ruse të Edi Ramës.

Charles McGonigal, ish-agjent i FBI-së, u arrestua të shtunën nga autoritetet amerikane nën dyshimet se mban lidhje me një oligark rus i cili është vendour në sanksione pas luftës së Rusisë në Ukrainë.

Ish-agjenti special i FBI i cili doli në pension në vitin 2018, akuzohet se ka shkelur sanksionet e SHBA dhe ka pranuar që t’i ofrojë shërbime oligarkut rus Oleg Deripaska, i cili është nën sanksione./tvklan.al