Arrestimi i rëndësishëm i Turqisë

Posta

Arrestimi i rëndësishëm i Turqisë

08:52 06/11/2019

Turqia ka kapur motrën e ish liderit të organizatës terroriste ISIS Abu Bakr Al Bagdadi. Sipas asaj që raporton BBC, Rasmiya Awad, 65-vjeç, burri dhe vajza e saj janë ndaluar më 4 Nëntor.

Rasmiya për autoritetet turke është një minierë ari, për inteligjencën, për shkak të informacioneve të shumta që ajo ka për ISIS.

Pas vdekjes së Bagdadit muajin e kaluar, një person me emër Abu Ibrahim al-Hashemi al-Qurayshi është emëruar lider i grupit ekstremist.

Pavarësisht pse ky grup tani ka humbur kontrollin e pjesës më të madhe të territorit që dikur ka zotëruar në Siri dhe Irak, Shteti Islamik vazhdon të përbëjë kërcënim për sigurinë.

Operacioni për zbulimin e vendndodhjes së Al Bagdadit nisi 5 muaj më parë, ku agjentët e CIA-s u ndihmuan edhe nga militantët kurdë. Ai hodhi veten në erë së bashku me fëmijët e tij gjatë një bastisjeje të forcave speciale amerikane në veriperëndim të Sirisë.

Vdekja e tij  u përshëndet nga udhëheqësit perëndimorë, ndërsa Rusia dhe Kina shprehen se informacionet për operacionin janë të dyshimta.

Al Bagdadi u vendos në krye të grupit xhihadist në vitin 2010 dhe më 2013-n do të shpallte krijimin e Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit, që ndryshe njihet si ISIS, në bashkëpunim me një celule militante të al-Kaedës.

Klan Plus


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi