Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot në një takim të gjithë kryebashkiakët e Partisë Socialiste. Klan News raporton se takimi do të zhvillohet sot në mesditë, por ende nuk ka detaje se çfarë do të diskutohet.

Ky takim vjen pak ditë pas arrestimit të kreut të Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe, i cili akuzohet për korrupsion.

Tushe akuzohet se ka favorizuar një kompani për tenderin e një kanali ujitës dhe është kapur në përgjime duke folur me zyrtarët e tjerë të bashkisë dhe biznesmenë.

Ndërkohë Rama pas arrestimit ka shkarkuar nga detyra Tushen, i cili dje është njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”./tvklan.al