Kryeministri Edi Rama në një takim me kryetarët e bashkive u ka kërkuar atyre që të kenë shumë kujdes dhe t’i vënë gishtin kokës se në fund do të përfunojnë të vetëm para gjykatës.

Edhe njëherë Rama ka thënë se të gjithë ata që kapen në shkelje nuk do të mbrohen nga Partia Socialiste, pasi nuk mund të ketë mbrojtje për ata që vjedhin paratë e qytetarëve.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Shkaku që e afrimit në kohë këtë takim të planifikuar në fund të Korrikut është arrestimi i kreut të Bashkisë Lushnje dhe bashkëpunëtorëve të tij të akuzuar nga SPAK për korrupsion. Ky takim bëhet për t’iu përsëritur juve dhe të gjithë atyre që do të marrin përgjegjësi, se PS nuk është zyra e avokatisë por është për t’i shërbyer qytetarëve. Korrupsioni ryshfeti bakshishi nuk kanë ngjyrë politike, por janë e zeza, errësira, llumi dhe do të vijojmë që të përballemi për të ndërtuar Shqipërinë.

Do të refuzojmë çdo lloj mbrojtje për këdo mes nesh. Kryetari i Bashkisë së Lushnjes do të shkarkohet nga detyra dhe do të përjashtohet nga PS, këto masa mund të rishikohen vetëm në fund të procesit në varësi të vendimit. Këto masa nuk i marrim se ai është fajtor, pasi nuk mund të themi këtë gjë. Por këto masa i marrim për t’u treguar qytetarëve se kush prek taksat e tyre, është i vetëm me avokatin e vetëm personal përballë drejtësisë. Arsyeja themelore që u thirra është që t’i vini gishtin kokës se mandati ynë i tretë kërkon një punë të trefishtë për qytetarët.

Duhet një vetëdijësim të trefishtë. Më ra në sy se pas takimit të djeshëm me drejtuesit vendor të Policisë së Shtetit, disa kishin thënë se unë isha kujtuar vonë në mbrojtjet të territorit dhe të korrupsionit në polici dhe në luftën kundër ryshfetit që e kërkojnë rrugëve. Por kjo nuk është e vërtetë, as unë nuk jam kujtuar vonë dhe as gjërat nuk janë që kur nisi ringritja e Policisë së Shtetit. Po të shohim majën ku duhet të ngjitemi është e pamjaftueshme.

Prokurimet publike, kërkoj vëmendje nga ana juaj që të ketë garanci, transparencë. Nuk dua t’u hyjë fakteve se sa shumë është përmirësuar sistemi i prokurimeve publike. Edhe për prokurimet publike kam kërkuar një reformë të shpejt për këtë sistem. Tashmë është miratuar dhe ka hyrë në fuqi paketa e re ligjore për prokurimet publike dhe krijon premisat optimale për përmirësimin e sistemit.

Rama paralajmëron kryebashkiakët: Ju denoncojmë në SPAK nëse ndërhyni në prokurimet publike

Në një takim me kryebashkiakët e vendit, Kryeministri Edi Rama i ka paralajmëruar se do të kallëzohen në SPAK nëse zyra e Agjencisë së Prokurimit Publik në Kryeministri konstaton shkelje dhe ndërhyrje në procedurat e prokurimit publik të bashkive.

Gjatë mbledhjes me ta për paketën e re të prokurimit publik, Kryeministri bëri të qartë se nuk do të ketë më gjoba sikurse është vepruar deri më tani, por rastet do të referohen për hetim penal në Prokurorinë Speciale.

“Ju sugjeroj të mos përziheni me proceset e prokurimit publik, mos influcioni me pushtetet tuaja, mos luani me një zjarr që do të bëhet gjithnjë e më përvëlues në kushtet kur drejtësia e re do ketë gjithë mbështetjen time dhe të PS kundër kujtdo ndër ju apo kujtdoqoftë që do luajë me zjarrin”.

Kryeministri solli edhe disa raste të problematikave të procedurave të prokurimit publik në të gjitha bashkitë e vendit.

Ja problematikat kryesore në procedurat e prokurimit publik për 2020-2021. Nga Janari 2020 në Prill 2021 janë asistuar nga Agjencia e Prokurimit Publik plot 1275 procedura të publikuara në SPE nga institucionet bashkiake. Asistenca e APP është asistencë teknike e cila i vjen në ndihmë çdo autoriteti kontraktor që ka vesh për të dëgjuar, sy për të parë dhe tru për të kuptuar. 88.5% e procedurave ka rezultuar me problematika në hartimin e kritereve. Për këtë arsye bashkive u janë dërguar rekomandime precize nga APP. 52.5% e bashkive nuk kanë reaguar dhe nuk kanë bërë asnjë reflektim në proces të rekomandimeve teknike të APP. Është fakt se hartimi i kritereve të veçanta, apo qepja me dorë e procedurës së tenderit e cënon direkt shkallën dhe nivelin e pjesëmarrjes dhe drejtësinë e konkurrencës së operatorëve ekonomikë.

Është një teknikë grabitqare, e shëmtuar, përjashtuese. Nga shqyrtimi i të dhënave në lidhje me numrin e ofertave të paraqitura për Janar-Prill 2021 dhe gjithë 2020 rezulton se mesatarja e numrit të ofertave është vetëm 2.1. Nga hetimet administrative rezulton se pas hetimit të 136 procedurave të prokurimit janë konstatuar përzgjedhje të pajustifikuara të procedurës me negocim pa shpallje paraprake të kontratës, probleme të fondit limit, kualifikim dhe shpallje fitues nga operatorë ekonomikë që nuk plotësojnë kriteret e kualifikimit dhe janë dënuar me gjobë 156 punonjës dhe masë dipslinoore 602 punonjës. Do kalohet pa ngurrim nga dënimet me gjobë në denoncmiet në SPAK në cdo rast kur shkeljet përbëjnë dyshim shumë të arsyeshëm për tender korruptiv dhe do të jetë kushdoqoftë prej jush, unë shpresoj askush, por jo unë as PS që do shkojë para hetuesve të SPAK për të dhënë shpjegime”, deklaroi Kryeministri Rama.

Rama urdhër të prerë kryebashkiakëve: Regjistroni tokën bujqësore, s’ka më justifikime

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka mbledhur sot në një takim drejtuesit socialist të bashkive. Pasi kritikave për prokurimet, Rama kërkoi nga të gjithë kryebashkiakët që të regjistrojnë pronën e bujqësore për të gjithë fermerët.

Rama tha se të gjithë kryebashkiakët të mos kenë më justifikime për këtë detyrë që u është caktuar. Më tej tha se mjetet i kanë të gjithë në dispozicion dhe njerëzit, ndaj regjistrim i pronës bujqësore duhet të mbyllet sa më parë.

“Domosdoshmëria e një ndryshimi imediat të kursit tuaj qeverisës në lidhje me regjistrimin e tokës bujqësore. PS dhe unë nuk do pranojmë më të marrim asnjë kosto publike për zvarritjen e mëtejshme të këtij procesi prioritar. Çdo vonesë është e patolerueshme. Çfarë justifikimi mund të ketë më kur fermerët nuk marrin tokën.

Ligji i përmbledh të gjitha aktivitet në Kadastër. Por ky proces nuk mund të bëhet nëse nuk dorëzohen të gjitha dokumentet në Kadastër. Këtu kanë shumë punë bashkitë dhe për 30 vite ka qenë detyrim ligjor administrimi i këtij dokumentacioni dhe akoma sot nuk po mblidhen dot në Kadastër. Agjencia Shtetërore e Kadastër u është drejtuar dy herë.

Vetëm nëntë bashki kanë dorëzuar dokumentacionin, ndërsa bashkitë tjera nuk kanë dhënë asnjë shenjë se po merren me këtë punë. Në ndarjen administrative kanë marrë përsipër dhe mbledhjen e arkivave të komunave dhe nuk e kanë bërë akoma. Tani  bëhen kjo ose nuk bëhet dot regjistrimi i pronës për një dynja me njerëz. Dhe për një ekonomi nuk mund të zhvillohet me gjithë forcën e mundshme për shkak të mungesës së titujve të pronësisë.

Tani argumentet që nxirrni ju sa të çuditshëm dhe të papranueshëm më. Jo po nuk disponojmë dokumentacionin, jo po formularët nuk fotokopojohen, jo nuk kemi njerëz, jo duam mjete. Dëgjoni këtu, kemi bërë reformë administrative dhe një pjesë e bashkive kanë më shumë njerëz se më parë. Janë kthyer bashkitë në hapësira për indurgjenca si gjithmonë për fat të keq është bërë dhe siç qeveria ka bërë të kundërtën duke i përdorur për pensione për moshë të re. Pa asnjë llogari eficence dhe pa asnjë sens financiar. Njerëzit i keni aty, mjetet i keni aty. Por kur i ke mjetet që ti sjell qeveria për të bërë kanale dhe ti bën tendera, patjetër që përfundon në burg.

Problemi në radhë të parë është këtu, kur shumica juaj nuk e kanë ndezur akoma llambën e alarmit për t’i ndenjur në kokë kësaj pune. Dokumenti është në arkiva se nuk ka ku të jetë tjetër.  Po të ishte toka e kushërinjve tuaj do e kishit regjistruar që muajin e parë. Po të ishte e miqve tuaj do e kishit regjistruar muajin e dytë. Por të ish6tee e komshinjve, muajin e tretë.  Këtu do ndahen përgjegjësitë. Nuk mund të vazhdojë më kjo punë duam fonde dhe fondet prokurohen keq dhe ju keni braktisur fshatin në nevojën e vetë më themelore, letrën për tokën që punoj më takon mua sipas ligjit. Këto duan vullnet të hekurt për të bërë Shqipërinë, asnjë gjë tjetër.”, u shpreh Rama.

“Donte të bënte tendera”, Rama për Fatos Tushen: Sot është në burg dhe kanalet nuk janë pastruar

Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe njëherë arrestimin e kreut të Bashkisë Lushnje dhe disa zyrtarëve të tjerë të bashkisë. Në një takim me kryetarët e bashkive, Rama tha se qeveria ka ndihmuar me fonde të gjitha bashkitë, por disa prej kryetarëve kanë bërë tendera.

Duke iu referuar tenderit për të cilin akuzohet Tushe se ka abuzuar me fonde publike, kreu i qeverisë tha se për pastrimin e kanaleve qeveria i kishte çuar mjete, por nuk janë përdorur. 

“Kështu që njerëzit i keni aty, mjetet i keni aty. Po kur ke mjetet që t’i sjell qeveria për të pastruar kanalet dhe bën tendera patjetër që nuk dalin lekët dhe patjetër që nuk funksion dhe patjetër që përfundon në burg.

Sot në Fier nuk ka një kanal, në gjithë atë Fier, me gjithë atë intensitet prodhimi që të ketë bllokim, ose të ketë një komunitet që të thotë nuk pastrohet. Pa tendera, duke i ndenjur kryetari i bashkisë në krye dhe kanalet janë të pastra. Në Lushnjë kanalet nuk janë të pastra dhe kryetari i bashkisë në burg, se do bënte tendera. Po flas në parim, kur do ta bësh apo nuk do ta bësh punët“, tha Rama./tvklan.al