Arben Isaraj dha dorëheqjen nga posti i tij si drejtor i Përgjithshëm i Transportit Rrugor. Në letrën drejtuar ministrit Damian Gjiknuri dhe kryeministrit Edi Rama, ai shprehet se arsyeja është që të mos ndikojë direkt apo indirekt në hetimin e vëllait të tij.

Altin Isaraj, vëllai i ish- drejtorit të Transportit Rrugor Arben Isaraj është lënë në burg nga gjykata e Tiranës. 47- vjeçari u arrestua nga policia për armëmbajtje pa leje dhe prodhim e mbajtje të lëndëve narkotike.

Togat e zeza janë bindur nga provat e sjella nga prokurori dhe deri në përfundim të hetimeve ai do të qëndrojë në qeli.

Tv Klan