Këngëtarja kosovare Fjolla Morina e arrestuar pak ditë më parë në Pikën Kufitare të Morinës, pasi në çantën e saj u gjet një armë dhe disa fishekë, pritet që nesër të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e arrestit.

Prokuroria bazuar edhe në provat e mbledhura do t’i kërkojë gjykatës që këngëtarja kosovare të lihet në burg. Mbrojtja e këngëtares Morina pritet që organit gjykues t’i kërkojnë një masë më të lehtë me pretekstin se klientja është shtatzënë.

Para oficeres gjyqësore këngëtarja e ka pranuar se armët janë të saj, ndërsa ka thënë se i kishte harruar në çantë. Po ashtu Fjolla Morina para hetuesve tha se armën ia kishte dhënë një mik i saj që nuk jeton më.

Bashkë me këngëtaren në pranga ranë edhe 2 persona të tjerë të cilët ndodheshin në të njëjtën makinë, por ata e kanë mohuar se ishin në dijeni që në makinën të cilët po udhëtonin kishte armë.

Klan Plus