Policia e Tiranës ka folur zyrtarisht në lidhje me arrestimin e avokatit të njohur, Genc Gjokutaj. Sipas policisë së Tiranës, 49-vjeçari rreth orës 20:20 të ditës së shtunë, tek Sheshi “Nënë Tereza” duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz”, nuk i është bindur sinjalit të Punonjësit të Policisë Rrugore, për të ndaluar.

avokati

Shërbimet e policisë i janë vënë në ndjekje dhe pasi e kanë ndaluar i kanë kërkuar dokumentet e mjetit.

Avokati nuk ka pranuar t’i japë dokumentet punonjësit të policisë, por ka filluar t’i ofendojë ata.

Ndodhur në këto kushte punonjësit e policisë e kanë shoqëruar së bashku me mjetin në ambientet e policisë për kryerjen e veprimeve të nevojshme procedurale. Policia thotë se avokati i njohur drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit dhe i është marrë kampion gjaku pasi ka refuzuar të kryej testin e alkoolit me aparatin drager.

https://www.youtube.com//embed/3qB5EHRg4GI

Avokati Genc Gjokutaj duket se është problematik në timon. Në 3 shkurt të këtij viti, atij i është hequr leja e drejtimit si dhe është gjobitur. Ai është kapur me shpejtësi mbi normat e lejuara nga tabela rrugore./ tvklan.al