Prokuroria e Kosovës ka dhënë detaje rreth operacionit të zhvilluar sot në Ministrinë e Bujqësisë, ku u arrestuan 21 persona. Në një deklaratë për mediat prokurori, Rafet Halimi, u shpreh se  14 nga të arrestuarit janë zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë.

“Në vazhdën e operacionit Prokuroria që në orët e hershme të mëngjesit kemi marrë një operacion të gjerë në Prishtinë, Podujevë, Pejë, Gjilan dhe Istog ku janë arrestuar 21 të pandehur për dhënie e marrje ryshfeti, keqpërdorim të detyrës zyrtare.

14 prej tyre janë zyrtarë në kudër të Ministrisë dhe disa zyrtar nga Komunat e Kosovës. Shumica prej tyre janë drejtorë. Prokurori ka prova të mjaftueshme se të pandehurit kanë kryer veprat penale dhe ndaj tyre brenda 24 orëve do të paraqitet kërkesa për paraburgim”, u shpreh ai.

Po ashtu prokurori i çështjes tha se operacioni i sotëm është në vijim të arrestimeve të kryera në Shkurt të këtij viti. Deri tani mësohet se personat e arrestuar dyshohet se kanë abuzuar me detyrën./tvklan.al