Pamjet që po shihni i përkasin grabitjes me armë të një karburanti në aksin Skuraj të Kurbinit në orën 3 të mëngjesit të 28 korrikut të një viti më parë. Me një varre në dorë, njëri nga grabitësit thyen gjithçka në zyrën e financës ndërsa bashkëpunëtori i tij kontrollon nëpër sirtarë. Të dy largohen pasi marrin 110 mijë lekë të reja të xhiros ditore.

Pasi pa pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë policia arriti të identifikojë autorët. Ata janë Flakon Tafa, 24 vjeç dhe Fatjon Tafa, 27 vjeç, të dy banues në Kurbin të dënuar më parë.  Ky është momenti i arrestimit të të rinjve që po lëviznin së bashku në një makinë.

Në kërkim është shpallur edhe një 30 vjeçar me iniciale F.K., gjithashtu banues në Kurbin. Në 28 shkurt të këtij viti rreth 20 minuta pas mesnatës ata tentuan të vjedhin po më armë pikën e një tjetër karburanti në aksin rrugor Milot – Thumanë. Në 12 korrik gjykata e Kurbinit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale ” vjedhje me armë e kryer në bashkëpunim”.

Tv Klan