Dy persona janë vënë në pranga në Lezhë, pasi akuzohen se kanë falsifikuar dokumente të ndryshme. Mësohet se këta dy persona prej kohësh merreshin me këtë veprimtari të paligjishme, por ranë në pranga në kuadr të operacionit “Falsifikatori”.

Policia në një njoftim për mediat bën me dije se janë arrestuar: L. S., 27 vjeç dhe R. H., 39 vjeç, banues në Kukës.

Sipas autoriteteve, dy të arrestuarve gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Ford Mustang”, teksa po lëviznin nga Tirana në drejtim të Kukësit, u janë  gjetur dhe sekuestruar 23 karta identiteti, 19 pasaporta dhe 23 leje drejtimi të shteteve të ndryshme, të dyshuara të falsifikuara.

Po ashu policia ka ushtruar kontroll dhe në banesën e këtyre personave, ku përsëri ka gjetur letërnjoftime të tilla. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti “Ford Mustang”, pasaportat, kartat e identitetit dhe lejet e drejtimit të falsifikuara./tvklan.al