Dy persona janë arrestuar sot në Durrës. Policia e qytetit gjatë operacionit të koduar “Last Time” ka vënë në pranga: F. S., 27 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, A. D., 41 vjeç, banues në Durrës.

Autoriteteve bëjnë me dije se arrestimet janë kryer në lagjen Nr. 18, pasi gjatë një kontrolli që iu bë 27-vjeçarit iu gjet dhe sekuestrua një sasi heroine të cilën po ia shiste 41-vjeçarit .

Pas arrestimit të tyre operacioni vijoi edhe me kontrollin e ushtruar në banesat e tyre ku u gjetën dhe sekuestruan qindra doza të tjera me heroinë me 223 gram,  fishekë luftarak, 1 peshore elektronike dhe 640.000 Lekë të reja që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Nga hetimet e kryera rezulton se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin këtë aktivitet kriminal duke shitur lëndë narkotike në sasi të mëdha dhe doza të vogla, me qëllim përfitimin e vlerave monetare.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, policia po vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale./tvklan.al