Policia e Tiranës ka mundur që të arrestojë sot 2 persona që ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në një njoftim për mediat, autoritetet bëjnë me dije se “forca e Posaçme “Shigjetat”, ka lokalizuar dhe kapur shtetasin A. Sh., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Durrës e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Mashtrimi”.

Po ashtu u bë dhe ndalimi i A. A., 26 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

Policia njofton se gjatë ditës së sotme janë arrestuar në flagrancë dhe 6 qytetarë të tjerë pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur dhe pa patentë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: B. P., 24 vjeç, E. B., 35 vjeç, F. M., 35 vjeç dhe E. L., 26 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur. R. K., 19 vjeç dhe R. S., 31 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia./tvklan.al