Policia Kufitare në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë ka arrestuar sot 2 shtetas turq dhe ka sekuestruar një mjet lundrues, jaht.

Policia Kufitare në portin e Sarandës ka ushtruar kontroll të detajuar në një mjet lundrues jaht të ankoruar në portin e Sarandës dhe në brendësi të tij kanë gjetur shtetasin e huaj me iniciale V. M., i cili nuk kishte mjet identifikimi dhe ishte i padeklaruar nga kapiteni.

Lidhur me ketë është bërë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”,  Y. H., 47 vjeç që ishte kapiteni i mjetit lundrues dhe M. K., 54 vjeç pjesëtar i ekuipazhit, të dy banues në Stamboll, Turqi

Po ashtu është proceduar për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, qytetari nga Turqia me iniciale V. M../tvklan.al