Arrestohen 2 vëllezërit e akuzuar për plagosje

Arrestohen 2 vëllezërit e akuzuar për plagosje

17:46 30/07/2019

Po festonin daljen e shokut nga burgu

Dy vëllezër, të akuzuar për “vrasje me paramendim mbetur në tentative” dhe armëmbajtje pa leje, janë vënë në pranga mëngjesin e sotëm në Dibër, teksa po festonin daljen e një shoku nga burgu.

Policia tha se 36-vjeçari K. K. dhe 28-vjeçari A. K. banues në fshatin Tartaj të Dibrës, u arrestuan pasi më 6 Prill të këtij viti, kanë plagosur me armë zjarri për motive hakmarrjeje 24-veçarin E. Ç, në oborrin e banesës së tij.

Plagosja me armë zjarri dyshohet se është kryer në bashkëpunim dhe me vëllain tjetër, Rr. K, i arrestuar ditën e ngjarjes nga policia.

Policia tha se dy vëllezërit u arrestuan orët e para të mëngjesit të së martës “në një banesë në fshatin Tartaj, duke festuar daljen e një shoku të tyre nga burgu.” /tvklan.al

Të ngjashme
UKT