Policia e Durrësit ka arrestuar mëngjesin e kësaj të mërkure 3 persona. Në një njoftim për mediat, blutë e këtij qyteti bëjnë me dije se të tre personat ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Në pranga ka rënë “Y. K., banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit””.

Po ashtu mësohet se është arrestuar “Xh. Y., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 11.10.2020, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij”.

Ndërkohë në pranga ka rënë dhe një shofer që kishte shkaktuar një aksident pak ditë më parë dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

E. D., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 27.09.2020, në autostradën Durrës-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Daimler Chryser” ka goditur mjetin tip “Opel” dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit “Opel”, të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore në spital janë larguar në banesë”, njofton Policia e Durrësit./tvklan.al