Policia e Durrësit ka arrestuar 3 persona, të cilët akuzohen se kanë trafikuar një sasi lënde narkotike.

Në një njoftim për mediat, autoritetet bëjnë me dije se është sekuestruar 1 kg lëndë narkotike kokainë dhe municion luftarak.

Policia pas informacioneve që kishte ka zhvilluar operacionin e koduar “Pure drugs” dhe ka prangosur: A. G., 42 vjeç, A. N., 34 vjeç dhe F. D., 20 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, banues në Durrës.

Këta persona akuzohen se po tentonin të kryenin shitblerjen e një sasie kokaine, pasi janë kapur duke shkëmbyer 1 kg e 113.5 gram kokainë.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e A. N., Polica ka gjetur një krehër dhe 33 fishekë./tvklan.al